A do ketë “Shiko kush luan” këtë sezon? Luana Vjollca bën lëmsh ndjekësit me fotot e reja

Bota e Yjeve

A do ketë “Shiko kush luan” këtë sezon? Luana Vjollca bën lëmsh ndjekësit me fotot e reja

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:38
Luana Vjollca

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka konfirmuar se edhe këtë sezon televiziv do ta shohim në “Top Channel”.

Ajo publikoi dje një video të shkurtër në “Instagram” ku shfaqet me fustan të zi bust dhe flokët e mbledhura. Gjithashtu Luana shfaqet duke u rregulluar nga dy grimierë, teksa buzëqesh para kamerës dhe krahas videos shkruan: “Kush është gati për sezonin e ri televiziv? Shumë shpejt”.

Fansat e shumtë i shkruanin se po e presin të gjithë që të nisë emisioni i saj “Shiko kush luan”. Më pas Luana postoi dy foto të saj, ku ka pozuar në studion e emisionit “Pop Culture”, duke i bërë fansat të mendojnë se diçka e re po vjen!

“Gjëra të reja po vijnë shumë shpejt”, shkruan ajo. Ndjekësit kanë nisur menjëherë me komente të tipit: “Çfarë po kërkon në studion e “Pop Culture”?”.

Por pavarësisht kësaj, ndjekës të tjerë shprehen se bëhet fjalë për sezonin e tretë të “Shiko kush Luan”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat