Lë punën në media, paguhet tri herë më shumë në Instagram - Bota Sot
Lë punën në media, paguhet tri herë më shumë në Instagram

Bota e Yjeve

Lë punën në media, paguhet tri herë më shumë në Instagram

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 07:28
Alexa Dellanos

Një 23-vjeçare nga Majemi i SHBA-ve ka punuar si gazetare, pasi ishte diplomuar në atë fushë, por vendosi ta lërë atë punë dhe nuk është penduar, pasi vetëm duke postuar foto në Instagram ajo i ka të ardhurat tri herë më të larta.

Veç kësaj, modelja amerikane, e quajtur Alexa Dellanos, tani ka mundësinë të shëtitë me të dashurin e saj të pasur në të gjitha vendet e bukura të planetit, dhe të ndajnë me botën fotot e tyre joshëse, me bikini dhe avionë privatë.

Modelja tani kërkon 5000 dollarë për një postim me reklama në Instagram, dhe thotë se në fillim i ishte dukur e pabesueshme që në rrjete shoqërore mund të fitoje të ardhura të mira. Por tani fiton pothuajse tri herë më shumë se rroga si gazetare.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...