Zgjedhen dy velinat, “Fiks Fare” para edicionit të ri. Cilat janë ato? - Bota Sot
Zgjedhen dy velinat, “Fiks Fare” para edicionit të ri. Cilat janë ato?

Bota e Yjeve

Zgjedhen dy velinat, “Fiks Fare” para edicionit të ri. Cilat janë ato?

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 07:59
Dajana Ponari dhe Altea Noka

Është bërë zakon që para çdo edicioni, në një nga emisionet televizive investigative më të ndjekura në ekran, të ndërrohen edhe velinat.

Pas çeljes së audicioneve dhe marrjes pjesë të disa konkurrenteve është bërë e mundur përzgjedhja e dy velinave të emisionit investigative, “Fiks Fare”.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun.

Ato janë përfshirë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, si dhe kanë qenë pjesë e sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Bukuroshja brune, Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera si “Miss Sirena”. Po kështu është marrë me modeling, ndërkohë që pasion për të është edhe aktrimi.

Biondja Altea Noka është studente për drejtësi si dhe mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018” . Përveç modelingut, Altea është notare, për tetë vite, ku është marrë me not, në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit.

Të hënën, më  2 shtator, Fiks Fare në TCH, nis edicioni e radhës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...