Nevina Shtylla kapet mat me të dashurin, pushime në plazhet e jugut

Bota e Yjeve

Nevina Shtylla kapet mat me të dashurin, pushime në plazhet e jugut

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:26
Nevina Shtylla

Edhe pse ajo asnjëherë nuk ka folur publikisht për lidhjen e saj të dashurisë, nuk u ka shpëtuar titujve rozë dhe as lajmeve që kanë hamendësuar për romancën e saj.

Pak kohë më parë, moderatorja Nevina Shtylla u përfol për një lidhje të mundshme me një futbollist, por nuk kaloi shumë kohë dhe vetë Nevina i mohoi lajmet duke deklaruar se "nuk kishte të bënte me futbollin".

Megjithatë, Panorama zbuloi lidhjen e vërtetë të moderatores së njohur të ekranit dhe djalin që i ka rrëmbyer zemrën asaj.

Djaloshi që prej 3 vitesh është pranë bukuroshes është Arbri, një jurist dhe një ndër studentët e ekselencës.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”,- shkruhej ndër të tjera në lajmin që qarkulloi gazeta.

Ditët e fundit të gushtit, Arbri dhe Nevina janë kapur mat gjatë pushimeve në plazhet e jugut, pa i shpëtuar aparatit të paparacit.

Pak para nisjes së sezonit të ri, Nevina është krejt e qetë. Edhe pak ditë, ajo do të jetë në krah të Florian Agalliut në programin e paradites në Top Channel, “Në shtëpinë tonë”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat