Ilda Bejleri: Arsyeja pse ika nga Supersporti, Shakohoxha të gjejë…

Bota e Yjeve

Ilda Bejleri: Arsyeja pse ika nga Supersporti, Shakohoxha të gjejë…

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:05
Ilda Bejleri

Moderatorja e Supersport, Ilda Bejleri, ka folur rreth shkaqeve të largimit pas 11 vjetësh karrierë.

Ajo tha se është larguar pasi i pëlqen të eksperimentojë dhe të bëjë gjëra të bukur. Moderatorja u shpreh se nuk po e gjente shumë veten aty.

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, tha moderatorja bukuroshe.

Bejleri foli edhe për marrëdhëniet me komentatorin Dritan Shakohoxha, duke e këshilluar me ironi këtë të fundit që të gjejë veten.

“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadier, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri.

Kujtojmë se një muaj më parë Shakohoxha tha se e ka marrë ai në punë Ilda Bejlerin dhe se kishte vendosur së bashku me stafin që ajo të shihte opsion në një kanal tjetër./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat