Rita Ora në ballinën e revistës “Marie Claire”: Ambicioze e suksesshme, por edhe e lumtur

Bota e Yjeve

Rita Ora në ballinën e revistës “Marie Claire”: Ambicioze e suksesshme, por edhe e lumtur

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 21:28
Rita Ora

Rita Ora është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Kroaci, ku ka mbajtur një koncert në qytetin e Zarës.

Gjithashtu 28-vjeçarja është mjaft aktive edhe në dhënien e intervistave të ndryshme për gazetat e mëdha botërore.

Së fundi, biondina ka folur për revistën e mirënjohur për femra, “Marie Claire” teksa është edhe në ballinën e gazetës.

“Ambicioze, e lumtur dhe e suksesshme”, kështu e cilëson mediumi artisten shqiptare, e cila do të jetë në ballinën e muajit tetor.

Ndryshe, Ora është duke punuar edhe në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat