Victoria Beckham merr kritika të shumta për modelet e holla

Bota e Yjeve

Victoria Beckham merr kritika të shumta për modelet e holla

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:25
Victoria Beckham

Dizajnerja e modës, Victoria Beckham, është bërë sërish shënjestër e kritikave për shkak se i ka promovuar koleksionet e saj përmes modeleve shumë të holla.

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere i ka publikuar fotografitë në profilin e saj në Instagram, ndërsa kjo nuk është hera e parë që përballet me kritika të këtilla.

Siç transmeton Daily Mail, fansat janë fokusuar te fakti se modelet kanë linja shumë të holla trupore dhe shumë të dobëta në peshë.

“Ushqeje këtë modele, do të vdesë nëse shmang edhe një vakt. Është e pikëlluar t’i shohësh këto modele që i promovon, duken të sëmura”, është një prej komenteve të shumta të këtij lloji.

Në publikimet e saj, Victoria i ka treguar modelet duke pozuar në rrugë përpara ndërtesës Lloyds në Londër.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Updated my favourite dress for #VBAW19. Perfect for dancing ladies ? x VB

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat