“Kam tentuar të vras veten pasi më tallnin e ngacmonin”, këngëtarja e famshme shokon fansat me deklaratën

Bota e Yjeve

“Kam tentuar të vras veten pasi më tallnin e ngacmonin”, këngëtarja e famshme shokon fansat me deklaratën

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:57
Jesy Nelson

Ylli i grupi muzikor “Little Mix”, Jesy Nelson, ka zbuluar së fundmi se dikur është përpjekur që të vetëvritej. Kjo për shkak të talljeve të vazhdueshme që i bënin për paraqitjen e saj në “X Factor”.

Për përvojën e saj të trishtë, 28-vjeçarja ka folur në dokumentarin e ri në BBC, “Jesy Nelson: Odd One Out”. Ishte viti 2011 kur grupi i saj fitoi “X Factor” dhe nisën talljet dhe ngacmimet.

Pikërisht për këtë arsye, ylli i muzikës mendonte t’i jepte fund çdo gjëje dhe mori një mbidozë, por u shpëtua nga i dashuri i saj në atë kohë.

“Mendoja: ‘Vetëm kam nevojë që të largohet e gjitha kjo, duhet t’i jap fund’. Mbaj mend që shkova në kuzhinë dhe mora shumë pilula. Pastaj shkova në shtrat dhe vazhdoja të mendoja: “Le të ndodhë. Shpejto”, ka thënë Nelson.

Ajo më pas i tregoi të dashurit se çfarë kishte bërë dhe një ambulancë nxitoi për ta marrë menjëherë.

Në dokumentar zbulohet gjithashtu se si 28-vjeçarja luftoi aq shumë me varësinë ndaj drogës që ndikoi në shëndetin e saj mendor dhe kishte probleme të vazhdonte angazhimet e saj me grupin e vajzave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat