Jonida tha “Po“, dalin fotot nga dasma luksoze e moderatores!!

Bota e Yjeve

Jonida tha “Po“, dalin fotot nga dasma luksoze e moderatores!!

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 07:12
Jonida dhe Besniku

Ishte ngjarja e shumëpritur e ditës, dhe “u krye“: në breg të detit, larg ceremonive tradicionale, Jonida dhe Besniku u betuan për dashuri të përjetëshme përpara altarit të ngritur për këtë rast me një dekor mjaft të këndshëm. Ajo dukej një mrekulli me fustanin e bardhë të puthitur pas trupit, dhe dhendri ishte mjaft elegant.

Më tej, në darkë, Jonida veshi fustanin e bardhë të madh të dasmës, mjaft më pompoz dhe tepër i bukur.

Një ide origjinale ishte ajo e mbulesës së pishinës së resortit, duke e izoluar më xham për ta kthyer në pistë kërcimi.

Image
Image
Image

Dyshja na befasoi përpara disa muajsh me njoftimin e beftë të dasmës, ndonëse me sa u mësua më tej, kishin vite bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat