Tërmeti nuk ndalon dasmën Vip në Shëngjin

Bota e Yjeve

Tërmeti nuk ndalon dasmën Vip në Shëngjin

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:50
Afrona Dika dhe Blero

Ndonëse Shqipëria është tronditur nga tërmetet, duket se kjo situatë nuk ka ndikuar tek Afrona Dika dhe Blero.

Protagonistët e dasmës VIP, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni përrallore. Ceremonia është realizuar buzë bregdetit të Shëngjinit tek Rana e Hedhun.

Modelja Afrona, e veshur me fustanin e bardhë elegant, dukshëm një miksim i stilit modern me atë klasik u afrua në altar e shoqëruar nga i ati i saj, ndërsa këngëtari Blero kishte zgjedhur një shoqëruese mjaft speciale, vajzën e tij.

Për të festuar këtë natë të magjishme, në mesin e të ftuarve janë dhe shumë nga fytyrat publike.

 
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat