Leonora ishte ndër bukuroshet që morën vëmendjen në dasmën e Bleros dhe Afronës

Bota e Yjeve

Leonora ishte ndër bukuroshet që morën vëmendjen në dasmën e Bleros dhe Afronës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:51
Leonora Jakupi

Në listën e mysafirëve të famshëm në dasmën e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, nuk ka munguar edhe Leonora Jakupi.

Çifti i popullarizuar i skenës shqiptare të shtunën mbrëma e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Ndërsa në dasmë kishin ftuar edhe shumë emra të njohur, miq e kolegë, të cilët kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga ceremonia martesore.

Leonora ishte në mesin e tyre, ndërsa në Instagram janë publikuar disa fotografi dhe video që vënë në pah dukjen e këngëtares.

Ndër të tjerët, ajo është shoqëruar me Fjolla Morinën dhe Kaci Lleshin, me të cilët kanë realizuar edhe fotografi të përbashkëta.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat