Si në këto foto të kohës para se të bëhej dukeshë, Meghan-in nuk keni për ta parë më kurrë

Bota e Yjeve

Si në këto foto të kohës para se të bëhej dukeshë, Meghan-in nuk keni për ta parë më kurrë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:57
Mehgan Markle

Para se të bëhej dukeshë Meghan Markle ka qenë një aktore (jo dhe aq e famshme). Roli i saj më i madh ka qenë ai i Rachel në serialin “Suits”. Dikur ajo bënte një jetë normale larg formaliteteve të protokollit të mbretërisë dhe ekzistojnë shumë foto të cilat sot Meghan nuk do t’i bënte kurrë.

Aktori i “Suits”, Patrick J Adams, personazhi i të cilit ishte i fejuar dhe në fund u martua me personazhin e Meghan, ka publikuar disa foto nga sheshxhirimi dhe vëmendja u përqëndrua tek ato të dukeshës. Në dy foto ajo shfaqet e shtrirë, ndërsa në një tjetër shfaqet me rrobdishan dhe taka.

Nuk do ta keni më shansin ta shihni dukeshën kështu.

Meghan u largua nga seriali në sezonin e shtatë, kur hoqi dorë nga aktrimi për t’u bërë pjesë e familjes mbretërore. Asokohe Meghan u shpreh për mediat se ishte krenare për punën që kishte bërë për shtatë vite në serial, por do të fillonte një kapitull i ri në jetën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat