Më në fund ‘The Biebers’ postojnë foto nga dasma e tyre

Bota e Yjeve

Më në fund ‘The Biebers’ postojnë foto nga dasma e tyre

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:59
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Këtë fundjavë, çifti i njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë mbajtur ceremoninë e dasmës së tyre në Karolinën e Jugut, ku shkëlqyen krah njëri-tjetrit.

Në natën e parë të festës para dasmës, Hailey kishte veshur një fustan të bardhë shumë të shkurtër, të hapur tek pjesa e sipërme, ndërsa Justin kishte veshur një bluze të thjeshtë të bardhë, të kombinuar me pantallona të zeza.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme çifti ka mbajtur dasmën luksoze ku të ftuar ishin personazhe të njohur të showbizit.

Image

Ndërsa pak orë më parë Jusitn dhe tashëm bashkëshortja e tij modelja Hailey kanë publikaur foton e parë nga dasma e tyre.

Bieber-at!"- shkruhet në foton e çiftit, shoqëruar me datën e veçantë të 30 shtatorit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat