Angelina Jolie në harmoni me rolin e saj të personifikimit të së keqes: Fustani i zi, akrepi në bel!

Bota e Yjeve

Angelina Jolie në harmoni me rolin e saj të personifikimit të së keqes: Fustani i zi, akrepi në bel!

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:56
Angelina Jolie

Stil të cilin me gëzim e kthen

Angelina Jolie mbase aktron personifikimin e së keqes në ekranizimin e ri të filmit, mirëpo në premierën e filmit të saj të ri ka luajtur rolin e nënës së kujdesshme.

Në të vërtetë, shoqërinë e saj në tepihun e kuq e kanë përbërë pothuajse të gjithë fëmijët e saj. I vetmi që ka munguar ishte Maddox për shkak të obligimeve në fakultet.

Angelina në tepihun e kuq ka arritur në stilin e njohur: fustani i gjatë i zi, me supe të zbuluara.

Në lëkurë të zezë nga koka deri te thembrat, me akrepin e argjendtë të kapur në bel, aktorja është dukur e rrezikshme.

Të gjitha tatuazhet e saj dolën në pah, për shkak të flokëve të ngritura lart dhe fustanit i cili zbulon shpinën dhe supet.

Duket që kjo aktore adhuron dukjen “e rrezikshme” dhe me gëzim i kthehet. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat