Martohet producenti i njohur nga Kosova, Big Bang Beats

Bota e Yjeve

Martohet producenti i njohur nga Kosova, Big Bang Beats

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 22:52
Foto

Është martuar producenti i njohur muzikor, Arbër Gjikolli, i njohur ndryshe si Big Bang Beats.

Ai dhe partnerja e tij, Blerina Bokshi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e së shtunës, në një nga resortet luksoze të kryeqytetit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa imazhe nga dasma, ku ndër të tjerash shfaqet edhe momenti kur çifti vallëzuan valsin e dashurisë.

Ndër të ftuarit VIP, përveç vëllait të tij reperit Gjiko me bashkëshorten, prezantuesen Elita Rdui, nuk kanë munguar edhe emra tjerë të njohur nga estrada si: Ledir Vula, Lumi B, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu etj.

Të veshur bukur dhe me klas, duket se të gjithë dasmorëtkanë kaluar një mbrëmje të këndshme në dasmën e djalit të madh të familjes Gjikolli.

Big Bang Beats njihet si prodhues i shumë hiteve në industrinë muzikore, të cilat burojnë nga studioja e tij, “RedBox Entertainment”.

Ai ka prodhuar këngë për emra të njohur të estradës si: Ledri, Gjiko, Lumi B, Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Dhurata Dora e shumë të tjerë.

Ai ndër të tjerash njihet edhe si producenti i këngës “Bonbon” të interpretuar nga këngëtarja Era Istrefi – këngë kjo e cila mori premisat e një hiti internacional.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

O tdu bree ❤??

A post shared by 24h.butritni (@24h__butrinti) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

U martu edhe ky?

A post shared by fanpage for ledrivula (@blowing.ledri) on

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat