Emina Çunmulaj kujton kohët si modele, publikon videot më të veçanta nga karriera e saj

Bota e Yjeve

Emina Çunmulaj kujton kohët si modele, publikon videot më të veçanta nga karriera e saj

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:06
Emina Çunmulaj

Emina Çunmulaj ka qenë ndër të parat modele shqiptare që arriti të korrte sukses edhe në vendet ku konkurrenca është shumë e fortë. Falë punës dhe bukurisë së saj, Emina mundi të bëhej pjesë e pasarelave të markave më të njohura. Ajo ka pasur mundësinë të sfilojë për firma të tilla si: ‘Gucci’, ‘Tom Ford’, ‘Dolce Gabanna’, ‘Roberto Cavalli’ etj. Së fundmi ish-modelja është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar disa nga momentet më kulminante në karrierën e saj. Emina ka publikuar në ‘Instagram’ disa video të ndryshme nga sfilatat ku ajo ka marrë pjesë dhe i ka shoqëruar me komente mjaft qesharake për veten. Ajo ka postuar një video nga sfilata e ‘Roberto Cavalli’ për sezonin pranverë-verë 2006 dhe përkrah saj ka shkruar: “Sinqerisht nuk jam e sigurt si ta përshkruaj këtë”.

Më pas ajo ka publikuar një tjetër video ku thotë se nuk e njeh veten dhe një tjetër ku ka dhuruar një performancë mjaft të veçantë. “Ishte koha kur mendoja se do fitoja një ‘Oscar’ për sfilatën më të mirë dramatike”, ka shkruar Emina me shaka bashkangjitur videos.

Përtej këtyre komenteve të modeles shqiptare, duhet thënë se Çunmulaj nuk ka ndryshuar pothuajse aspak që nga ajo kohë. Emina ka mbetur e njëjta në pamje dhe në fizik, pavarësisht se sot është nënë e dy vajzave.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat