Dua Lipa shëtit me kunata rrugëve të Nju Jorkut

Bota e Yjeve

Dua Lipa shëtit me kunata rrugëve të Nju Jorkut

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 20:31
Dua Lipa

Dua Lipa ka raporte shumë të mira me motrat e të dashurit të ri.

Bella Hadid dje festoi ditëlindjen, me këtë rast, ajo festoi pranë më të dashurve të saj në Nju Jork.

Në mesin e familjarëve të Bellës nuk ka munguar Dua Lipa, e cila është në lidhje me vëllain e tyre, Anwar Hadid.

Mediet e huaja kanë publikuar disa fotografi, në të cilat Gigi, Bella dhe Dua shihen duke shëtitur rrugëve të Nju Jorkut.

Që të trija dukeshin shumë atraktive, vëmendjen e merrte Bella e veshur e tëra në të zeza, duke vënë në pah këmbët në minifund.

Kujtojmë se Dua Lipa të dashurin Anwar Hadid e kishte sjellur në Kosovë gjatë verës, në festivalin “Sunny Hill”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat