Kate Middleton veshi fustan mbi pantallona dhe duket aq bukur

Bota e Yjeve

Kate Middleton veshi fustan mbi pantallona dhe duket aq bukur

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 06:17
Kate Middleton

Meghan Markle dhe princi Harry ishin në turne në Afrikën Jugore, ndërkohë William dhe Kate Middleton në Pakistan. Në fakt dyshja e famshme sapo kanë mbërritur në Pakistan dhe menjëherë është vënë re veshja e Dukeshës.

Për t’ju përshtatur kulturës së këtij vendi, Kate zgjodhi një fustan dhe e veshi mbi pantallona. Në fakt ato duken si streçe, por që Kate ngjan bukur. Ngjyra bojëqielli i shkonte shumë me flokët dhe Kate si gjithmonë tregoi, se stili i saj i përshtatet çdo vendi. Këpucët, dukesha i kishte zgjedhur nudë dhe nuk i merrnin vëmendjen veshjes.

Në fakt, Kate me siguri është frymëzuar nga stili i princeshës Diana, e cila jo rrallëherë ka zgjedhur të veshë fustane me pantallona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat