Bebe Rexha në mbështetje të komunitetit LGTBI

Bota e Yjeve

Bebe Rexha në mbështetje të komunitetit LGTBI

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:26
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha ka treguar përkrahjen e saj për komunitetin LGTBI.

30 vjeçarja ishte e pranishme në eventin e organizuar nga kompozitori Justin Tranter, “Dita e shpirtit”, organizim ky që për ta dalur kundër ngacmimit dhe mbështetjen e të rinjve të komunitetit LGTBI.

Bebe ndër tjerash edhe ka performuar para të pranishmëve disa nga hitet e saj më të njohura, teksa ka shprehur përkrahjen e saj për këtë komunitet edhe përmes një postimi në Instagram.

Image

“Jam kaq krenare për shokun tim më të mirë Justin Tranter, për vendosjen e një ngjarje të mahnitshme mbrëmë për të mbështetur “Glaad”. Sot, 17 tetori është ‘Dita e shpirtit’ merreni zotimin tuaj tani përmes faqes së tyre zyrtare për të marrë një qëndrim kundër ngacmimit dhe mbështetur të rinjtë LGTBI”, ka shkruar Bebe.

Ndryshe, “You Can’t Stop the Girl” është lansimi i fundit i këngëtares shqiptare që njëherësh është edhe kolona zanore e filmit më të ri “Maleficent 2” protagoniste e të cilit është Angelina Jolie.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat