Çiftet e njohura që dëshmojnë se dallimi i madh në moshë nuk është pengesë për dashurinë

Bota e Yjeve

Çiftet e njohura që dëshmojnë se dallimi i madh në moshë nuk është pengesë për dashurinë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:54
George dhe Amal Clooney

Se dallimi i madh në moshë nuk është pengesë për dashurinë e vërtetë, e dëshmojnë yje të shumta të cilët me vite të tëra janë në lidhje afatgjate apo të martuar.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Image

Priyanka Chopra-Jonas dhe Nick Jonas

Për dashurinë e Priyanka Chopras dhe burrit të saj 11 vjet më të ri, yllit të muzikës pop, Nick Jonas, ka kohë që po shkruajnë mediat ndërkombëtare. Çifti u martua në dhjetor të vitit 2018 në New Delhi, ndërsa burimet pranë tyre thonë se dallimi në moshë nuk përbën kurrfarë pengese në lidhjen e tyre.

Ryan Reynolds dhe Blake Lively

Image

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Aktori i famshëm hollivudian, Ryan Reynolds, është i martuar me kolegen e tij, Blake Lively, e cila është 11 vjet më e re se ai. Ata janë të martuar qe shumë vite, ndërsa së fundmi janë bërë prindër për të tretën herë.

George dhe Amal Clooney

Image

George dhe Amal

George dhe Amal Clooney u martuan në vitin 2014 në Venecia, ndërsa më pas u bënë prindër të binjakëve, Alexander dhe Elle. Ata bëjnë pjesë në grupin e të famshmëve që kanë dallim të madh në moshë. Aktori hollivudian është 17 vjet më i moshuar se avokatja e bukur.

Jay-Z dhe Beyonce Knowles

Image

Jay Z dhe Beyonce Knowles-Carter 

Dy këngëtarët, Jay-Z dhe Beyonce, janë një prej çifteve më të fuqishme në industrinë muzikore, ndërsa janë edhe një tjetër dëshmi se dallimi në moshë nuk mund të jetë pengesë për lumturinë. Reperi është 12 vjet më i moshuar se diva e muzikës pop.

Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley

Image

Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whitele 

Aktori Jason Statham është 20 vjet më i moshuar se bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja Rosie Huntington-Whiteley, me të cilën është në lidhje që nga viti 2010.

Camila Alves dhe Matthew McConaughey

Image

Matthew McConaughey dhe Camilia Alves

Manekinia dhe dizajnerja e çantave të femrave, Camila Alves, është 13 vjet më e re se aktori hollivudian, Matthew McConaughey, me të cilin është e martuar që nga viti 2013.

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

Image

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas 

Kur flasim për dallimin e madh në moshë, nuk mund të mos mendojmë për Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones. Diferenca në moshë e çiftit hollivudian është 25 vjet. Aktori më i madh në moshë dhe partnerja e tij janë qe dy dekada të martuar, ndërsa kanë edhe dy fëmijë bashkë.

Harrison Ford dhe Calista Flockhart

Image

Harrison Ford dhe Calista Flockhart 

Aktori i famshëm, Harrison Ford, është i martuar me Calista Flockhart, e cila është 22 vjet më e re se ai.

Megan Fox dhe Brian Austin Green

Image

Megan Fox dhe Brian Austin Green 

Aktorja e bukur, Megan Fox, është 13 vjet më e re se bashkëshorti i saj, aktori Brian Austin Green.

Hugh Jackman dhe Deborra Lee-Furness

Image

Hugh Jackman dhe Deborra-lee Furness 

Aktorja australiane, Deborra Lee-Furness, është gruaja e yllit të famshëm, Hugh Jackman, nga i cili është 13 vjet më e moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat