Ç’bën Jennifer Lopez rrugëve të Nju Jorkut e veshur nuse?

Bota e Yjeve

Ç’bën Jennifer Lopez rrugëve të Nju Jorkut e veshur nuse?

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 06:25
Jennifer Lopez

Nëse mezi po prisni të shihni Jennifer Lopez-in të veshur nuse, mund t’jua shuajmë sadopak kureshtjen. Ndërkohë që të gjithë janë duke pritur dasmën mes J.Lo-së dhe Alex Rodriguez, ylli i pop-it u shfaq rrugëve të Nju Jorkut e veshur nuse. Jo, na vjen keq, por nuk është ajo që po mendoni. Jennifer nuk u martua vërtetë!

Ajo është duke xhiruar një film, që titullohet “Marry Me”, ku luan rolin e një ylli të popit (si për çudi), e cila pak para dasmës me një yll roku, merr vesh se ai e ka tradhtuar.

Gjatë xhirimeve, Jennifer mbante veshur një fustan nga Zuhair Murad Couture, pa mëngë, të mbushur me gurë dhe me një vello super të gjatë. Nuk e dimë si do të duket Jennifer në dasmën e saj, por kjo pamje duhet t’i ketë lënë pa fjalë të gjithë ata që e kanë parë. Dua të them... imagjinoni të dilni në 10 të darkës për të ngrënë pizza dhe të ndesheni me një pamje të tillë...

Nuk ndodh gjithmonë ta shohësh J.Lo-në në rrugë të veshur nuse, kështu që shijojini këto pamje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat