Emily përplot stil në shëtitje me qenin

Bota e Yjeve

Emily përplot stil në shëtitje me qenin

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 13:10
Emily Ratajkowski

Temperaturat dukshëm kanë rënë, mirëpo ende nuk është koha për xhaketa dhe shalle të trashë

Stili i veshjes i Emily Ratajkowskit është shembulli i vërtetë si mund të vishemi gjatë ditëve të para të vjeshtës.

Ajo përfundimisht di si ta kombinojë gardërobën në mënyrë që të duket perfekt, ndërkaq këtë stil të veshjes me siguri do të dëshironi ta kopjoni.

Xhinset me bel të lartë të cilat zakonisht u rrinë çdo forme trupi, fanella e bardhë me fyt janë klasikë e patejkalueshme në të cilën do të dukeni gjithmonë fenomenale.

Xhinset vizualisht do të zgjasin figurën dhe do t’i mbulojnë të gjitha mungesat, andaj janë zgjedhje ideale për ato dama të cilat luftojnë me kilogramët e tepërt.

Kombinimin e ka thyer me rripin mbresëlënës, printin e leopardit dhe çizmet ngjyrë kafeje. Xhaketa, me prerje paksa më të gjatë në ngjyrë bezhë është përshtatur perfekt në gjithë veshjen.

Me këtë kombinim të veshjes nuk ka gabime. Është krejtësisht e thjeshtë dhe e efektshme. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat