Do martohen: Kriteret që plotëson partnerja e Mc Kreshës për të qenë krah tij

Bota e Yjeve

Do martohen: Kriteret që plotëson partnerja e Mc Kreshës për të qenë krah tij

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:13
Mc Kresha

Prej kohësh në median sociale përflitej për raportin e reperit McKresha me një vajzë misterioze por që më në fund ai e ka bërë të njohur për të gjithë.

Në 35-vjetorin e lindjes, Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur. Por së fundmi identiteti i saj u bë i ditur edhe falë disa fotografive të publikuara së fundmi nga ‘Prive’ e cila e ka fotografuar atë nën shoqërinë e vajzës deri dje ‘të mistershme’.

Sipas disa burimeve të sigurta, e dashura e reperit quhet Erzina dhe ata të dy do të martohen muajin e ardhshëm.

Image

“Mc Kresha dhe Erzina kanë shumë kohë bashkë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”, sipas të njëjtave burime.

Thuhet se dasma e tyre do të jetë shumë private dhe vetëm miqtë e ngushtë të çiftit do të jenë të ftuar.

Është mësuar se më parë Erzina ka jetuar në Kanada dhe vitin e kaluar është rikthyer në Kosovë për punë dhe ndoshta prej atij momenti do të jetë njohur me reperin.

Duke qenë se Kresha është një nga reperët, i cili i këndon dashurisë si një romantik i vërtetë, lind pyetja se cilat ishin kriteret që plotësoi partnerja e tij për të bërë për vete një artist të vërtetë si Kresha? Ajo është e bukur, bionde, e zgjuar, jo e famshme, serioze dhe shumë tip.

Image

Kujtojmë që reperi pranoi publikisht se ishte i dashuruar përpara 2 javësh, kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në “Klanifornia”. Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik, në shtator festoi 35-vjetorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat