Rita Ora në lidhje të re, fotografohet dorë për dore me aktorin e famshëm

Bota e Yjeve

Rita Ora në lidhje të re, fotografohet dorë për dore me aktorin e famshëm

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:27
Rita Ora dhe Rafferty Law

Rita Ora, 29-vjeç mbante duart me yllin e “Twist”, Rafferty Law, 23-vjeç, teksa po dilnin nga “British Fashion Awards”.

Ata aktualisht janë duke xhiruar filmin modern të Oliver Twist, “Twist”, ku Rita interpreton rolin e Artful Dodger, shkruan DailyMail.

Megjithatë, Rita Ora dhe Rafferty Law shijuan pak kohë larg xhirimeve të hënën në mbrëmje, teksa u fotografuan dorë për dore, duke u larguar të hënën pas “British Fashion Awards”.

Këngëtarja 29-vjeçare, ishte veshur me një këmishë të zezë e kostum të bardhë, teka mori pjesë në dejën pas ceremonisë.

Ndërsa në tapetin e kuq ajo ishte shfaqur e veshur bardhë e zi.

Xhirimet e “Twist” kanë filluar një muaj më parë, ndërsa këngëtarja aktron bashkë me yjet e “Hollywood-it”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat