Kourtney Kardashian kapet ‘mat’ me ish të dashurin

Bota e Yjeve

Kourtney Kardashian kapet ‘mat’ me ish të dashurin

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:15
Kourtney Kardashian

Paparacët i kanë kapur ‘mat’ ish-çiftin.

Një vit pas ndarjes, Kourtney Kardashian është kapur sërish mat me ish-in e saj, Younes Bendjima.

Ata u ndanë pas tradhëtisë së Bendjima-s, mirëpo duket se kjo për Kourtney-n është e shkuar dhe e harruar!

40-vjeçarja është fotografuar në një club në Miami me 26-vjeçarin, teksa futeshin së bashku dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Burime pranë dyshes kanë treguar për mediat e huaja se ata kanë nisur të dalin sërish, por po përpiqen ta mbajnë sa më të fshehtë marrëdhënien.

Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ndarje e ribashkime, ndërsa vetë Kourtney apo Bendjima ende nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me lajmet për lidhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat