Albana Mesuli, 20 vjet në skenën e këngës, feston me album të ri

Bota e Yjeve

Albana Mesuli, 20 vjet në skenën e këngës, feston me album të ri

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 17:57
Albana Mesuli

Nëse do të kthehemi dy dekada më pas do të kujtojmë ëmbëlsinë e saj që dhe sot ka nota të forta por është po ajo Albana me zërin e ëmbël dhe e kërkuar kudo. Por këtë vit ajo rrumbullakos 20 vite në skenë, me shumë hite e albume e këngë që kanë shënjuar dhe zënë vend të mirë në muzikën e pasur shqiptare.

Shprehjen se "Me qenë shkodrane, të tana i ban" si duket Albana Mesuli i ka mëshuar fort vetëm armës së saj më të fortë, muzikës që kur ishte adoleshente ku spikati me zërin e saj.

Sa shumë mund të shkruajmë për pjesëmarrjet e saj, apo këngët dhe sukseset, por veçojmë vitin 2002 ku solli me grupin e saj Kristal albumin e saj me këngë të bukura popullore me titull  Krejt çka ke në zemër" ku artistja në atë kohë ishte ndër këngëtaret më të kërkuara në Ulqin dhe Mal të Zi.

Ndërsa viti 2003 e gjejmë Albanën me plot angazhime e aktivitete në Maqedoni e Kosovë kudo në gëzimet familjare e pas disa viteve konkretisht në 2006- n ajo do na sjellë me kompozitorët më të mirë të asaj kohe albumin "Simpati".

 Vajza e dashur e muzikës jo aksidentalisht është në botën e artit pasi kishte mbaruar liceun artistik dega kanto në Shkodër në vitin 2003, ndërsa më pas ka përfunduar studimet dega Marrëdhënie me Publikun në Universitetin shtetëror të Tetovës.

Kujtojmë se edhe sot komentohen dhe pëlqehen pjesëmarrjet e saja në Festivalin më të madh modern në Shqipëri siç ishte Top Fest në vitet 2005, 2006 dhe 2007 e në vitin 2011 ajo ishte pjesëmarrëse në Fest Nota e Artë në Shkup ku fitoi çmimin si deputuesja më e mirë. Albana edhe në spektaklin më të madh muzikor në Kosovë "Zhurma Video Music Awards 10" në vitin 2014 ka fituar çmimin Best Famale po në të njëjtin vit në Festivalin "Çelësi Muzikor 8" fitoi çmimin Best Duo me duetin që kishte me këngëtarin Ardit Bexheti.

Albumi që po vjen është i treti me rradhë ku bëhet fjalë për këngë të reja të krijuara enkas për të, pasi artistja e njohur ka në treg edhe 5 albume me këngë të njohura popullore e folk të ardhur bukur me stilin e saj. E në këto 20 vite me dashamirësit e muzikës së saj ajo u dhuron një album të ri që besojmë do të jetë me plot nota të ëmbla siç është vetë ajo, Albana Mesuli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat