Me veshje sportive, Rita Ora fotografohet duke bërë blerje në një market në Los Angeles

Bota e Yjeve

Me veshje sportive, Rita Ora fotografohet duke bërë blerje në një market në Los Angeles

Më: 4 janar 2020 Në ora: 17:50
Rita Ora

Ajo e nisi vitin 2020 në Los Angeles, ku së fundmi u pa në një ndejë të përbashkët me emrat e famshëm si Kylie Jenner dhe The Weeknd.

Rita Ora u pa e veshur në mënyrë sportive me një kapuç të bardhë të madh, ndërsa doli për të shkuar për pazar, të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, kishte veshur një palë tuta ngjyrë gri ndërsa endej nëpër dyqan me karrocën e saj.

Rita i la flokët e saj bionde të lëshuara lehtë mbi supe, ndërsa dukeshin një rrëmujë e vërtetë, mbase ende të parregulluara nga festa e Vitit të Ri, organizuar dy ditë më parë.

Këngëtarja shqiptare kishte vënë një makijazh të lehtë, duke lyer vetëm paksa buzët e saj ndërsa ishte nisur për blerje në një dyqan.

Ndërsa shëtiste në Tregun Erewhon, Rita mbante në dorë celularin e saj dhe u pa teksa blinte një shishe me ujë.

Të martën mbrëma Rita festoi fundin e dekadës veshur me një fustan të gjelbër marramendës në Los Angeles.

Dhe të mërkurën ajo siguroi që të gjithë sytë do të ishin tek ajo, ndërsa bëri një stuhi me postimet e saj të para për këtë vit në Instagram. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat