Fansat të shqetësuar për ndryshimin drastik të Adele – humbja e saj në peshë po i lë gojëhapur të gjithë

Bota e Yjeve

Fansat të shqetësuar për ndryshimin drastik të Adele – humbja e saj në peshë po i lë gojëhapur të gjithë

Më: 4 janar 2020 Në ora: 23:24
Adele

Adele po e jeton jetën e saj më të mirë me pushime tani, por edhe ndërsa përpiqet të shijojë periudhën e qetë – fansat vazhdojnë të jenë tepër të shqetësuar me pamjen e saj…tani duke thënë se është shumë e hollë.

Këngëtarja është fotografuar të shtunën në Karaibe – konkretisht, ajo ishte në territorin britanik të Anguillas me askënd tjetër përveç Harry Styles dhe, si duket, James Corden gjithashtu, shkruan TMZ.

Disa njerëz thjesht nuk mund të rezistonin së komentuari për trupin e Adeles, referuar ndryshimit të saj drastic viteve të fundit.

Tani, njerëzit janë duke thënë se ajo duket shumë e dobët – dhe po pyesin hapur nëse fansat duhet të shqetësohen. Një përdorues shkroi në Twitter: “A është kjo Adele?” Ne duhet të shqetësohemi për trupin e saj”.

Edhe njerëzit që duket se po e mbështesin humbjen e saj në peshë po bëjnë vërejtje disi kondensuese, duke e quajtur atë një “legjendë të dobët” dhe kështu me radhë. Të tjerët duan të dinë se cili është “sekreti” i saj për mënyrën sesi ajo e transformoi veten.

Sigurisht, Adele mori vëmendjen me pamjen e saj të re pas divorcit të saj vitin e kaluar, teksa vetëm pak muaj më vonë në festën e ditëlindjes së reperit Drake, ajo zbriti si një person krejt tjetër.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat