Modeli dhe aktori Avni Selimi gjen gjysmën e zemrës, fejohet

Bota e Yjeve

Modeli dhe aktori Avni Selimi gjen gjysmën e zemrës, fejohet

Nga: Maksim Gjokaj Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:29
Avni Selimi me të fejuarën

E mbani mend djaloshin e pashëm Avni Selimi që në fillim preku modelizmin duke marrë edhe tituj si mister e më pas u zbulua dhe si aktor në filmin "Dashuria s'mjafton".

Ne mësojmë se ai ka lënë për pak ditë Gjermaninë ku jeton e është kthyer në vendlindjen e tij por për një ditë të veçantë të jetës së tij pasi është fejuar në ditëne tretë të Vitit të Ri 2020.

Ceremonia ka qenë e bukur dhe e thjeshtë por bekuar dhe me ligj nga kryetari i konunës së Ferizaj z. Agim Aliu, ndërsa princeshën e tij e ka njohur në një auto-sallon veturash në Gjermani në fillim shoqëri e më pas në dashuri.

Mësojmë gjithashtu se po në këtë vit artisti do të martohet e konkretisht dasmën e kanë menduar në korrik. Jetë të lumtur bashkë, ky është dhe urimi ynë!.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat