Paparacët fotografojnë Justin Timberlake në darkë romantike me Jessica Biel

Bota e Yjeve

Paparacët fotografojnë Justin Timberlake në darkë romantike me Jessica Biel

Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:29
Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë fotografuar duke darkuar bashkë.

Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, Jessica Biel u fotografuan për herë të parë pasi këngëtari u kap duke mbajtur duart me një tjetër, shkruan TheSun.

Çifti duket se kishin lënë pas incidentin teksa u panë duke qeshur e bërë shaka gjatë një darke romantike në Bel-Air në Los Angeles.

Burimet i thanë “SunOnline” se dukej sikur ‘të gjitha u falën’ pasi Justin 38-vjeç u pa se ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj gruas së tij, aktores 37-vjeçe, duke mbështetur krahët tek ajo.

Dyshja nuk janë parë bashkë që kur “The Sun” publikoi pamjet ku Justin shihej duke mbajtur duart me Alisha Wainwright.

Por, nga ajo që u pa së fundi, duket se problemet i kanë lënë pas. 

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat