Aktorja e njohur qenka dobësuar shumë, sa vështirë se njihet me pamjen e re

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur qenka dobësuar shumë, sa vështirë se njihet me pamjen e re

Më: 13 janar 2020 Në ora: 06:46
Rebel Wilson

Kilet e saj të tepërta, e kanë bërë mbase atë të veçantë dhe në filmat ku ajo ka qenë protagoniste, ka ditur ta kthejë në avantazh faktin se është mbipeshë. Mirëpo, aktorja që luan kryesisht komedi Rebel Wilson ka vendosur që këtë vit të ndryshojë krejtësisht, duke humbur kilet e tepërta. Ajo madje e ka quajtur vitin 2020, si vitin e shëndetit.

Me shumë palestër, me nje regjim të rreptë ushqimor, Rebel ia ka dalë të humbasë kilet e tepërta dhe nuk njihet me pamjen e re. Të shumtë kanë qenë ndjekësit në Instagram që e komplimentojnë për pamjen e re dhe duan të dinë sekretin e këtij rezultati.

Rebel në fakt e ka treguar: palestër dhe një regjim ushqimor i shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat