Këto foto konfirmojnë rikthimin e Gigi Hadid me Zayn Malik

Bota e Yjeve

Këto foto konfirmojnë rikthimin e Gigi Hadid me Zayn Malik

Më: 13 janar 2020 Në ora: 06:53
Gigi, Zayn

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë për të 17389362-ën herë në nëntor të vitit 2018. Gigi provoi të krijonte një lidhje me beqarin e famshëm Tyler Cameron, por lidhja nuk funksionoi. Megjithatë, edhe kur Gigi ishte me Tyler të gjithë i kishin sytë nga Zayn. Gjithmonë është përfolur për një ribashkim të mundshëm të çiftit, por asgjë nuk ishte konfirmuar deri më tani.

Me sa duket, çifti është rikthyer dhe për këtë ka prova. Ata janë fotografuar bashkë teksa kanë festuar ditëlindjen e Zayn në Itali, së bashku me nënën e Gigit, Yoland-n, Bella-n dhe Dua Lipa-n, e cila është e dashura e vëllait të modeles, Anwar-it.

Gigi dhe Zayn janë fotografuar të qeshur përkrah njëri-tjetrit dhe njerëzit nuk mund të ishin më të lumtur për këtë ribashkim.

Na bëhet qejfi për Zayn-in, Gigin dhe fansat e tyre. Urojmë që kësaj radhe të zgjasë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat