Meghan Markle plotësisht 'e lirë', fotografohet duke pritur mikeshën e saj në aeroport - Bota Sot
Meghan Markle plotësisht 'e lirë', fotografohet duke pritur mikeshën e saj në aeroport

Bota e Yjeve

Meghan Markle plotësisht 'e lirë', fotografohet duke pritur mikeshën e saj në aeroport

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:24
Meghan Markle

Meghan Markle ka përfituar plotësisht nga pavarësia e saj nga mbretëria dhe tashmë udhëton edhe drejt aeroportit kanadez për të marrë një mikeshën e saj. Dukesha e Sussex është kapur “mat” nga Daily Mail jashtë aeroportit Ndërkombëtar ‘’Victoria’’ me një Land Rover teksa priste mikeshën e saj.

Meghan dukej në humor të mirë dhe bisedonte më një mashkull në sediljen e parë (me shumë gjasë truproja e saj). Ata kanë qëndruar jashtë aeroportit për rreth 10 minuta derisa ka mbërritur mikesha e saj Heather Dorak. Ajo është futur menjëherë në makinë dhe ka përqafuar Meghan.

Dorak ka qenë pjesë e dasmës në maj të 2018-ës së bashku me bashkëshortin e saj Matt Cohan. Meghan dhe Dorak, kanë qenë shtatzënë të dyja njëkohësisht, mirëpo dje asnjëra prej tyre nuk i kishte marrë fëmijët  me vete. Ndërkohë që Meghan bën një jetë të pavarur, princi Harry është në Londër dhe po merret me situatën pas “bombës” që hodhën ai dhe Meghan duke u larguar nga familja mbretërore.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat