Foto të papublikuara, babai ia publikon fotot e fëmijërisë së Meghan Markle

Bota e Yjeve

Foto të papublikuara, babai ia publikon fotot e fëmijërisë së Meghan Markle

Nga: H.O. Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:24
Meghan Markle

Thomas Markle ka shpërndara foto të papublikuara më parë dhe video të vajzës së tij, dukeshës së Sussexit në një dokumentar 90 minutësh ku ai ka folur për dashurinë e tyre dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre para se ajo të lidhej me Harryn dhe familjen e tij mbretërore.

75 vjeqari tregoj me krenari lindjen e vajzës së tij në gusht të vitit 1981, derisa tregoj edhe albumin e tyre familjar.

Markle thotë se vitet e fëmijërisë së Meghan ishin më të lumturat e jetës time dhe ai ndau dhjetëra fotot nga momentet më të veqanta të saj, përfshirë ditët e para kur erdhi në jetë dhe ditët kur ia ndërronte pelenat asaj.

Ekzistojnë gjithashtu shumë fotografish të lumtura të Meghan me nënën e saj Doria Ragland, duke përfshirë festat e Krishtëlindjes, festat familjare dhe piknikët e verës pranë shtëpisë së tyre në Kaliforni, përpara se ajo të zhvendosej me Thomas si një adoleshente, pasi çifti u divorcuan.

Markle gjithashtu ka ndarë pamjet e rralla në shtëpi nga punimet e para të shkollës së Meghan, ku ai thotë se lindi një yll, diplomimi i shkollës së mesme, largimi për në kolegj, si dhe fotot familjare.

Duke përshkruar takimin e parë më vajzën e tij Meghan, ai tha në dokumentar: 'Kur ajo lindi, unë nuk mund të isha më i lumtur. Ata ma dorëzuan, pashë fytyrën, gishtat e vegjël , isha dashuruar. Unë thjesht e dija që ajo do të ishte e veçantë. Ajo ishte thjesht e bukur dhe unë thjesht nuk mund ta vë poshtë. Kur kthehesha në shtëpi nga puna, thjesht doja ta merrja dhe do ta mbaja gjatë gjithë kohës './Botasot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat