Bebe Rexha shkëlqen në ndejën e organizuar nga ‘Spotify’

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen në ndejën e organizuar nga ‘Spotify’

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:36
Bebe Rexha

Bebe Rexha dukej mahnitëse teska iu bashkua Lizzos dhe Billie Eilish në ndejën që organizoi “Spotify” për “Artistin më të mirë të ri” në Los Angeles.

Të dielen është mbrëmja më e madhe e muzikës, por tre nga yjet që u rritën më së shpejti në këtë biznes duken gati për të, shkruan DailyMail.

Bebe Rexha, Lizzo dhe Billie Eilish dukeshin magjepsëse teksa arritën në ndejën e organizuar nga “Spotify”, të enjten mbrëma në Los Angeles.

Image

Bebe, 30 vjeç, mori vëmendje teksa nuk mbante asgjë nën xhaketën që e kishte veshur dhe tregonte figurën trupore.

Pamja e saj u kompletua me një palë sandale ngjyrë gri njësoj si fustani dhe flokët bjonde të lëshuara në krahë.

Billie, 18 vjeç, dukej me shumë stil në kostumin ngjyrë neoni nga brendi “Valentino”.

Image

Këngëtarja 31-vjeçare, Lizzo zgjodhi një fustan të zi me mëngë të gjata, elegant e të shkurtër.

Lizzo dhe Billie ishin të pranishmet kryesore në këtë event, ngase do të garojnë kundër njëra-tjetrës në kateroginë “Artisti më i mirë i ri” në “Grammys”.

Ata përballen me konkurrencë të madhe duke përfshirë Lil Nas X, Yola, Maggie Rogers, ROSALÍA, Pumas Zi dhe Tank And Bangas.

Lizzo dhe BIllie janë gjithashtu kundër njëri-tjetrës në dy nga kategoritë më të mëdha të natës “Videoklipi i vitit” dhe “Albumi i vitit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat