Ava Max përplot stil në para-ndejën e “Grammy Awards”

Bota e Yjeve

Ava Max përplot stil në para-ndejën e “Grammy Awards”

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:27
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Ava Max, ka marrë pjesë së fundmi në para-ndejën e eventit të madh të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Kjo mbrëmje e organizuar nga Warner Music është një mbrëmje e cila organizohet çdo vit, pak ditë para mbajtjes së mbrëmjes së madhe.

E veshur me pantallona të bardhë të grisur, bluzë të zezë dhe një xhaketë po ashtu të bardhë – këngëtarja Ava Max u kujdes mjaft mirë që vëmendje të jetë e kthyer nga ajo.

Pamja prej bionde dhe flokët e prera karakteristike në njërën anë, të cilat janë pjesë e stilit të saj frymëzuar edhe nga logoja që përdor, e bënë atë të dukej edhe më tërheqëse.

“Unë shkova në ndejë”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e disa fotografive të ndara me një milion ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Pjesë e kësaj para-ndeje të “Grammy Awards 2020” ka qenë edhe artistja tjetër e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka një raport të shkëlqyer miqësor me Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat