Elgit Doda dhe Klea Huta shëtisin të lumtur si një çift i sapomartuar

Bota e Yjeve

Elgit Doda dhe Klea Huta shëtisin të lumtur si një çift i sapomartuar

Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:58
Elgit Doda dhe Klea Huta

Martesa e moderatores së njohur, Klea Huta me partnerin e saj, Elgit Doda i surprizoi të gjithë ndjekësit.

Të dy publikuan fotografitë e ceremonisë së martesës të zhvilluar në Marok. Klea ka publikuar sot disa fotografi të reja nga vendi që do i mbetet gjithmonë në mendje.

Si një çift i sapomartuar, ata ecin me veshjet e dasmës në rrugët e Marokut të kapur për dore e me buzëqeshje në fytyrë.

Edhe Elgiti ka ndarë me fansat fotot ku shfaqet i veshur me kostumin e zi të dhëndrit dhe Klea me fustanin e bardhë të nuses.

Ashtu siç duket nga postimet, dyshja ka përjetuar momentet më të veçanta teksa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ndërkohë përflitet se Klea është në pritje të një fëmije, gjë që solli edhe martesën, por ende nuk është konfirmuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat