Aktorja zgjedh fustanin e Valdrin Sahitit në mbrëmjen e çmimeve Oscar

Bota e Yjeve

Aktorja zgjedh fustanin e Valdrin Sahitit në mbrëmjen e çmimeve Oscar

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 06:50
Kristin Cavallari

Nata e sotme është ndër më të rëndësishmet për botën e kinematografisë. Përveç ndarjes së çmimeve, një vëmendje të madhe marrin edhe veshjet e yjeve të mëdhenj që kalojnë në tapetin e kuq. Yjet e parë kanë mbërritur tashmë në teatrin Dolby dhe kanë filluar të komentohen në media dhe rrjetet sociale. Ndër veshjet më të bukura që na ra në sy ishte edhe një prej krijimeve të Valdrin Sahitit.

Emri i stilistit shqiptar po lakohet shpesh në mediat botërore, pasi ka veshur yjet më të famshëm botëror dhe nuk mund të mungonte as në tapetin e kuq të Oscars. Aktorja dhe personaliteti i njohur televiziv, Kristin Cavallari është shfaqur e veshur me një fustan bojëqielli të gjatë dhe pa mëngë, të Sahitit.

I thjeshtë, i bukur dhe shumë klas, fustani po komentohet nga të gjithë dhe Kristin është listuar në grupin e të veshurave më bukur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat