Vajza e ekranit të kryeministrit Rama “kapet” në Kuvend… sportive dhe më tepër serioze - Bota Sot
Vajza e ekranit të kryeministrit Rama “kapet” në Kuvend… sportive dhe më tepër serioze

Bota e Yjeve

Vajza e ekranit të kryeministrit Rama “kapet” në Kuvend… sportive dhe më tepër serioze

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:18
Anjeza Maja

Anjeza Maja braktisi pak kohë më parë ekranet, për të punuar në ERTV, që siç dihet është edhe ekrani i Kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale.

ERTV transmeton për momentin vetëm në “Facebook”.

Vajza simpatike në këtë ekran, pas besimit që i dha kryeministri, prej një viti ka rubrikën e saj. Pak ditë më parë, paparazzi i "Panoramaplus" e fotografoi Anjezën duke dalë nga Parlamenti.

Por duket se detyra e re, e ka veshur anjezën edhe me petkun e një zyrtareje. Ajo thuhet se ka ndryhsuar shumë kohët e fundit, duke u bërë shumë më tepër serioze.

Image

Anjeza, mbi punën e re, duhet të jetë prezente në institucionet më të rëndësishme në vend.

E veshur sportive dhe me atlete, sikurse shfaqet shpesh edhe kryeministri, pa makeup dhe me nxitimin e një dite të ngarkuar, Anjeza ka biseduar me një punonjëse të Kuvendit dhe është larguar më pas që andej.

Në verën e kaluar, Anjeza u rikthye në ekran për pak kohë për të prezantuar Maratonën e Këngës dhe më tej iu përkushtua sërish ERTV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat