E quanin “Barbie”, por ajo i futet marinës amerikane dhe del e para në rezultate

Bota e Yjeve

E quanin “Barbie”, por ajo i futet marinës amerikane dhe del e para në rezultate

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:32
Brie Burgett

E quanin si “barbie”, po ajo i habiti të gjithë duke iu bashkuar shkollës së Marinës vetëm 19 vjeç.

Brie Burgett, tanimë 28 vjeç, është pjesëtare e forcave xheniere amerikane dhe ka kryer misione në më shumë se 100 shtete të botës.

Brie Burgett mbaroi shkollë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kur ishte vetëm 19 vjeç, por duke qenë se nuk gjeti punë, vendosi t’i bashkohej Marinës amerikane.

“Njerëzit habiten kur mësojnë punën që bëj sepse nuk dukem si shumica e marinsave. E dija që do të ishte një sfidë, fizike dhe psikologjike, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar një përvojë të vlefshme” - thotë Brie për Daily Mail.

Burgett doli e para nga femrat në të gjitha testet fizike në njësinë e saj.

Ajo u takua me disa ushtarakë dhe vendosi që t’i bashkohej Marinës në vitin 2011, duke u bërë femra më e re që pranohet.
 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat