Hosni Mubarak varroset me ceremoni ushtarake - Bota Sot
Hosni Mubarak varroset me ceremoni ushtarake

Bota e Yjeve

Hosni Mubarak varroset me ceremoni ushtarake

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:41
Foto

Është mbajtur ceremonia e varrimit me nderime ushtarake në Egjipt për ish-presidentin Hosni Mubarak, i cili vdiq të martën në moshën 91 vjeçare.

Presidenti aktual, Abdul Fattah al-Sisi, u pa së bashku me djemtë e Mubarak, Alaa dhe Gamal, në kortezhin mortor prapa arkivolit i cili u dërgua në xhaminë Field Marshal Tantawi në Kajro.

Qeveria ka shpallur tre ditë zi kombëtare.

Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 deri në rrëzimin e tij nga froni, në atë që u bë e njohur si revolucioni i Pranverës Arabe.

Ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim pas kryengritjeve që përfshinë këtë rajon.

Image

Pasi u përball me gjyqin ai kaloi gjashtë vjet i ndaluar për një mori çështjesh duke filluar nga raste të korrupsionit deri tek vrasja e protestuesve – revolta 18 ditore që tronditi botën.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u shfajësua nga akuzat përfundimtare për vrasje.

Image

Kryengritjet e Pranverës Arabe tronditën regjimet autokratike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat