Izolohet aktori Tom Cruise, shkaku i coronavirusit

Bota e Yjeve

Izolohet aktori Tom Cruise, shkaku i coronavirusit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:34
Foto

Coronavirusi që ka prekur të gjithë botën ka bërë që shumë aktivitete kulturore të pezullohen për një afat të pacaktuar.

Edhe aktorit të njohur, Tom Cruise, i është dashur që të mbyllej në një hotel luksoz në Venecia pasi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”, janë pezulluar pas shpërthimit të virusit në Itali.

Cruise kishte mbërritur në vendin fqinj më 20 shkurt dhe do të xhironte disa skena në zonat më piktoreske dhe të famshme të qytetit italian, por gjithçka është shtyrë deri në normalizimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat