Pse u zhgënjye Jennifer Lopez?

Bota e Yjeve

Pse u zhgënjye Jennifer Lopez?

Më: 2 mars 2020 Në ora: 12:39
Foto

Pas raportimeve dhe promovime disamuajshe të lidhura me filmin “Hustlers”, Jennifer Lopez ka deklaruar se ndihet paksa e zhgënjyer që nuk është nominuar për çmimin Oscar.

Aktorja 50 vjeçare mori komplimente të shumta për interpretimin e saj, ndërsa gjatë bisedës me Oprah Winfrey në emisionin e saj, e shprehu pakënaqësinë me atë që ka ndodhur.

“Kam marrë shumë lëvdata për rolin në atë film. Në fakt, shumë më tepër sesa në të kaluarën”, ka thënë J.Lo, transmeton People.

“Pastaj i lexoja tekstet dhe mendoja: ‘O Zot, a mund të ndodhë kjo vërtet? A është gjë e mundshme”.

“Dhe pastaj asgjë nuk ndodhi. Prandaj, po, ishte paksa zhgënjyese”, ka deklaruar më tej aktorja/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat