Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në “Javën e Modës në Paris”

Bota e Yjeve

Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në “Javën e Modës në Paris”

Më: 3 mars 2020 Në ora: 16:54
Foto

Kim Kardashian përplaset për ‘përvetësim kulturor’ mbi gërshetat në “Javën e Modës në Paris”.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashian” , 39-vjeç, habiti të gjithë kur u shfaq me gërsheta në sfilatën e “Yeezy” në Javën e Modës në Paris, shkruan TheSun

Sidoqoftë, ylli ka ndarë mendimin me shumë komentues, që e akuzuan për përvetësim kulturor.

Një komentues i shkruan “A mund të ndalosh së aprovuari kulturën me ngjyrë”.

Por, disa prej komentuesve i dolën asaj në mbrojtje, duke thënë që askush përveç arikano-amerikanëve nuk e konsideron këtë përvetësim kulturor.

Këto akuza vijnë pasi ky stil i flokëve është i lidhur në mënyrë tipike me komunitetin afrikano-amerikan.

Vitin e kaluar, Kim u akuzua për përvetësim kulturor përsëri kur ajo lançoi markën e saj të rrobave Kimono.

Image

 

Kim mbërriti në shfaqje së bashku me vajzën e saj North, gjashtë vjeç, e cila kishte stil të njëjtë të flokëve sikurse e ëma e saj. 

Image
Kim Kardashian

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat