James Franco mohon akuzat për shfrytëzim seksual

Bota e Yjeve

James Franco mohon akuzat për shfrytëzim seksual

Më: 3 mars 2020 Në ora: 17:01
Foto

Franco mohon akuzat dhe i kërkon gjykatës së qarkut në Los Angeles të hedhë poshtë paditë ndaj tij.

James Franco u është përgjigjur akuzave për ngacmim seksual nga dy ish-studente duke pretenduar se janë të uritura për vëmendje dhe për t’ua prishur famën të famshmëve, shkruan The Guardian.

Më 28 shkurt, në gjykatën supreme të qarkut në Los Angeles, avokatët e Franco kërkuan që padia e paraqitur në tetor nga Sarah Tither-Kaplan dhe toni Gaal të rrëzohej, duke thënë se asnjë nga ngjarjet e pretenduara nuk kishte ndodhur.

Tither-Kaplan dhe Gaal kanë pohuar se Franco dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shfrytëzuar seksualisht ato

Avokatët e Francos thanë se akuzat e dy studenteve ishin të pabazuara juridikisht, ndërsa qëllimi i tyre është të rrëmbejnë vëmendje.

Dosja nga Franco mohon që aktoret të ishin nën presion për të marrë pjesë në skena nudo, duke thënë se ato kishin nënshkruar për skena ku shfaqen lakuriq dhe nuk ishin ankuar në atë kohë.

Në vitin 2018, ai u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale nga pesë gra (përfshirë Tither-Kaplan).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat