Adele dhe Harry Styles në lidhje?!

Bota e Yjeve

Adele dhe Harry Styles në lidhje?!

Më: 3 mars 2020 Në ora: 17:09

Harry Styles i është përgjigjur thashethemeve për lidhje me Adelen, pas pushimeve ekzotike në Karaibe.

Harry Styles i është përgjigjur spekulimeve se ai po takohet fshehurazi me Adelen, pasi shijuan pushimin së bashku, në fillim të këtij viti, shkruan Metro.co.uk.

Syperyjet britanikepushuan bashkë në Anguilla dhe Virgin Islands gjatë festës për ndërrimin e moteve, ku Adele, 31-vjeç shfaqi linjat trupore pas humbjes në peshë.

Këto ngjallen zëra se dyshja janë në lidhje, por Harry insiston se ata janë vetëm miq të shkëlqyer.

Gjatë një interviste me Howard Stern, ish-këngëtari i “One Direction” deklaroi se aktualisht është beqar.

Ai ka qenë i lidhur me disa persona të famshëm, përfshirë Taylor Swift dhe Kendall Jenner,

Harry tha se  dëshiron që të martohet në të ardhmen e afërt “Unë dëshiroj të ndodh. Është definitivisht ajo që dua”.

Këngëtari, me shaka tha “Do të isha aktoma i virgjër nëse nuk do të isha në grup”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat