Ja për cilën pjesë të trupit është krenar Justin Bieber

Bota e Yjeve

Ja për cilën pjesë të trupit është krenar Justin Bieber

Më: 3 mars 2020 Në ora: 17:12
Foto

Justin Bieber tregoi se çfarë befasie i bëri gruaja, Hailey, në ditëlindjen e 26-të.

Justin Bieber bëri një paraqitje të papritur tek Ellen, duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve ‘me spec’, shkruan DailyMail.

Pop-ylli kanadez festoi ditëlindjen e 26-të të dielën, ndërsa ai foli për natën romantike që gruaja e tij Hailey kishte planifikuar për të.

Ai gjithashtu zbuloi se cili është emri përkëdhelës i gruas së tij për të, për cilën pjesë të trupit është krenar dhe se Hailey urren mustaqet e tij.

Ellen e uroi pop-yllin për ditëlindjen e 26-të dhe u pyet se cila ishte dhurata më e mirë që e mori, ai zbuloi se gruaja e tij i bëri befasi duke e dekoruar shtëpinë.

Këngëtari zbuloi se Hailey i përgatiti mbrëmje romantike, që i pëlqeu shumë atij.

I pyetur se për cilën pjesë të trupit të tij është krenar, Bieber tha “Do të doja të them se kam prapanicë të bukur. Kam një prapanicë të mirë”.

Kur u pyet se sa fëmijë dëshiron të ketë, ai tha: ‘Unë mendoj se i takon Haileyt të vendos, sepse është trupi i saj’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat