“Kush vjen me mua në Santorini”, ish e dashura e sulmuesit të Interit sfidon Koronavirusin: Unë jam gati …

Bota e Yjeve

“Kush vjen me mua në Santorini”, ish e dashura e sulmuesit të Interit sfidon Koronavirusin: Unë jam gati …

Më: 3 mars 2020 Në ora: 20:48
Benedeta Maca

Teksa Italia po përjeton një moment paniku, për shkak të Koronavirusit, Benedeta Maca, ish e dashura e sulmuesit Daniel Osvaldo, i cili është aktivizuar me Interin, Juventusin, Romën, etj, është rikthyer në vëmendje të mediave rozë, ku nëpërmjet një postimi në “Instagram” është përpjekur të vrasë këtë situatë paniku, duke postuar një foto hot. 

Në fund modelja pyet se kush dëshiron të shkojë me atë në Santorini për pushime.

“Përshëndetje miq! Sot është e diel dhe megjithëse moti nuk është më i miri, edhe nëse jemi të bombarduar nga lajmet që na vrasin në mendime, nuk duhet të harrojmë kurrë që dielli është gjithmonë aty. 

Gjithmonë është aty gati për të na ngrohur. Pra, le ta marrim këtë 1 mars dhe ta mbushim me diell. Pranvera po kthehet. E qeshura, aroma e dritës së diellit, deti, akulloret. Fuqia e mendimeve krijon realitetin. Unë jam gati! Kush po vjen me Santorini me mua?”– shkroi ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat