Harry dhe Meghan rikthehen në Londër me shumë stil, të dashuruar dhe qeshur nën shi

Bota e Yjeve

Harry dhe Meghan rikthehen në Londër me shumë stil, të dashuruar dhe qeshur nën shi

Më: 7 mars 2020 Në ora: 07:37
Meghan Markle dhe Harry

“Është shumë bukur të kthehesh”. Me këto fjalë princi Harry i Anglisë dhe e shoqja e tij Meghan Markle u shfaqën në Londër, pak kohë pas largimit në Kanada, pasi hoqën dorë nga detyrimet dhe përfitimet e familjes mbretërore.

Të veshur hijshëm me blu dhe bojëqielli, ata u shfaqën të buzëqeshur dhe të dashuruar, ku nuk kursyen afrimitetin ndonëse nën shi.

Dalja e tyre në publik u bë mbrëmjen e së enjtes në aktivitetin vjetor të fondacionit Endeavor Fund Awards në Mansion House të Londrës.

Image

Disa lëvizje të kujdesshme, veprime dhe shikime të dashuruarish, gjithçka nën ombrellën në shi. Vëmendja e fotografëve u përqendrua mbi Meghan e cila u shfaq më elegante se kurrë me një fustan bojëqielli pas trup dhe me flokët e kapira bisht.

Në 7 mars, çifti do të marrë pjesë në Mountbatten Music Festival alla Royal Albert Hall. Ndërsa në 8 mars, do të jetë Meghan protagoniste e një aktiviteti për ditën ndërkombëtare të gruas.

Në 9 mars, çifti do të marrë pjesë bashkë me gjithë familjen mbretërore në Commonëealth Service, të Westminster. Deri në 31 mars ata do të mbajnë titujt mbretëror, ndërsa më tej do të jenë qytetarë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat