Nga të gjitha familjet e famshme që jemi mësuar të shohim, klani i familjes Kardashian njihet për lidhjet e ngushta mes tyre.
Kourtney Kardashian e ka festuar ditëlindjen e 41-të, ku si rrjedhojë kanë shpërthyer urimet në rrjetet sociale, shkruan Daily Mail.
Khloe është njëra nga motrat, e cila ka uruar atë në një mënyrë të sikletshme, pasi ka publikuar një video të Kourtney në tualet.
Fytyra e yllit që feston ditëlindjen gjendej në profilin e Instagramit të Khloe, ku shihej tejet e tronditur nga ndërhyrja gjatë procesit privat të saj.
“Urime ditëlindjen e bukura Kourtney Kardashian. Në çdo jetë do të kisha gjetur një mënyrë për t’iu pasur në jetën time përgjithmonë! Unë nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty dhe as nuk do ta dëshiroja ta imagjinoja atë”, ka shkruar Khloe.